Kuriozitete

Shumë shpejt në Parlamentin Italian mund të “marrin pjesë” edhe qentë e macet

Qentë dhe macet shumë shpejt mund të lejohen në “Palazzo Madama” në vendin e punës të zotërinjve të tyre. “Palazzo Madama” në Romë është selia e Senatit të Republikës Italiane, dhoma e lartë e italianëve.

Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, hapi një diskutim duke kërkuar nga kuestorët të vlerësonin mundësinë e lejimit të kafshëve shtëpiake të parlamentarëve.

Gjithçka nis nga një kërkesë e senatores Michaela Biancofiore e cila shpesh nuk është e pranishme në punë gjatë pasdites pasi kujdeset për qenin e saj të sëmurë.

TS Poll - Loading poll ...

Për momentin, kafshët shtëpiake nuk lejohen në “Palazzo Madama”, por senatorja që e hodhi propozimin tha se priste lajme të mira më 22 qershor, që përkon me Ditën Botërore të Kafshëve në Zyrë.