ShowBizzz

“Si dreqin do ia prezantoj burrit tim të ardhshëm këtë?”, për çfarë e ka fjalën Arbenita?

Pavarësisht dramava në të cilat gjendet së fundmi, Arbenita Ismajli vijon të jetë tepër aktive në rrjetet sociale, teksa shpesh herë ndan video me përmbajtje humori.

Në një postim të bërë së fundmi, modelja bukuroshe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një situatë që për familjet shqiptare duhet thënë që është tepër e zakonshme.

Në videon e publikuar, shihet një vajzë teksa mendohet e ulur në kolltuk se si do mund t’ia prezantojë bashkëshortit të saj të ardhshëm të gjithë zhurmat dhe ulërimat që krijohet në familje.

“Unë e ulur në një mbledhje familjare duke pyetur veten se si dreqin do ja prezantojë bashkëshortit tim të ardhëm të gjithë këtë”

Teksa ka publikuar këtë video, bashkangjitur saj, Arbenita shkruan: “Gjëra shqiptare”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e të qeshurës.

 

Disa javë më parë, Arbenita ka pushtuar titujt e mediave rozë për shkak të një “sherri” virtual me Unikkati, teksa ka publikuar disa mesazhe private që reperi i njohur, i kishte nisur modeles së njohur, përmes të cilave i kërkonte se kishte një ide se si mund ta ndihmonte që të dilte nga kjo situatë stresuese në të cilën gjendej.

Përgjigja e Arbenitës ka qënë epike, duke e vënë në lojë reperin, i cili për hir të së vërtetës gëzon një respekt të madh në tregun muzikor shqiptar.

“Hej. Kam një ide që mund të të ndihmojë se si mund të shpëtosh nga kjo situatë. Dhe me gjithë respektin për privatësinë tënde. Të premtoj”, shkruan reperi në mesazhin privat të nisur në Instagramin e Arbenitës.

“Po sigurisht”, i përgjigjet Arbenita. “Por para se ta realizojmë, a mund të porosis një pica me kërpudha të lutem? Eshtë e preferuara ime”, përfundon mesazhin ish-partnerja e Feros.