ShowBizzz

S’i shkuan në festë, Londrimi tregon çka po ndodh mes tij dhe Klodit e Elijonës

Treshja më e përfolur e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Londrimi, Klodi dhe Elijona, duket se po kalojnë një fazë të re pas përfundimit të spektaklit.

Të gjithë i mbajmë mend momentet e tyre të afërta dhe faktin që ishin të pandarë brenda shtëpisë, duke u kthyer në të preferuarit e publikut. Por, çfarë po ndodh tani në botën reale? Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, Londrimi nga festa private e EP-së së tij të parë, më në fund ka thyer heshtjen dhe ka zbuluar të vërtetën pas zërave për një ftohje të mundshme mes miqve të ngushtë. Fituesi i BBVK 4 pyet drejtpërdrejt për mungesën e çiftit në një event ku ai ishte i pranishëm.

Londrimi pranoi se ndjen mungesën e tyre në event, pasi ata ishin njerëzit e tij më të afërt brenda shtëpisë. Megjithatë, ai zbuloi pa dorashka se nuk ka pasur asnjë kontakt me Klodin dhe Elijonën së fundmi.

“I vërejta (që po mungojnë). Kam pasur shumë qejf me qenë këtu sepse kanë qenë njerëzit më të afërt për mua në Big. Nuk e di, nuk kam pasur kontakt me ta. Ftesat i kanë pranuar por ndoshta janë të angazhuar. Krejt njerëzit janë në kulmin e punës së tyre”

Edhe pse ai do të dëshironte t’i shihte aty dhe theksoi se beson që ata kanë qenë të ftuar, ish-banori tregoi mirëkuptim total duke thënë se secili ka jetën e tij jashtë kamerave dhe me gjasë angazhimet e shumta i kanë mbajtur larg.

Londrimi u pyet edhe çfarë ndodhi në shoqërinë e tyre të krisur tashmë.

Të Ngjashme