LifeStyle

Si të parandalojmë tharjen e flokëve gjatë verës?

Vera është një periudhë e bukur, por mjaft sfiduese, sidomos për lëkurën dhe për flokët, pasi rrezet e forta ultavjolet bashkë me klorin nuk e ndihmojnë flokun të rritet, madje e bëjnë atë shumë të thatë. Në mënyrë që flokët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, duhet t’i kushtohet kujdes i shtuar dhe të ndiqni disa rregulla se si duhen mbajtur flokët në verë.

Për të kundërshtuar efektet e tyre dhe për të rivendosur hidratimin e nevojshëm, sigurohuni që rutina e kujdesit për flokët tuaj të jetë e mbushur me produkte ushqyese, dhe disa këshilla të dobishme nga ekspertët me siguri do t’ju vijnë në ndihmë.

Le t’i shikojmë së bashku më poshtë!

Shmangni produktet me bazë kripe

Mbani flokët e mbledhur në mënyrë që të shmangni diellin e fortë

Shmangni nxehstësinë nga pajisjet elektronike si tharsja, masha apo pjastra

Provoni shampo hidratuese

Përdorni zbutës që nuk shpërlahen

Nëse shkoni në det provoni të vendosni diçka në kokë, në mëyrë që floku mos të ketë kontaktin e menjëhershëm me kripën e detit