Lajme

Situata pas tërmetit në Himarë, kryebashkiaku del me njoftim zyrtar

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka dalë me një reagim sa i përket tërmetit që u regjistrua pak pas mesnatës në jug të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tavo ka njoftuar se Strukturat e Bashkisë Himarë dhe Emergjencave Civile do të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të kryer evidentimin dhe vlerësimin e çdo dëmi të mundshëm në zonat e prekura.

Po ashtu ai u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që në rast se kanë konstatuar dëmtime në banesë si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, menjëherë të telefonojnë strukturat e Bashkisë së Himarës.

Njoftimi i plotë:

Gjatë natës, në orën 00:35, është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.4, me epiqendër në zonën e Lukovës, Bashkia Himarë, në një thellësi rreth 5 km.

Strukturat e Bashkisë Himarë dhe Emergjencave Civile do të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të kryer evidentimin dhe vlerësimin e çdo dëmi të mundshëm në zonat e prekura.

U bëjmë thirrje të gjithë banorëve që, në rast se kanë konstatuar dëmtime në banesa, objekte apo infrastrukturë, të njoftojnë menjëherë strukturat e Bashkisë Himarë.

Kontakt për raportimin e dëmeve:

Ilia Gjika

Drejtoria e Emergjencave Civile – Bashkia Himarë

+355 68 630 0930

Bashkia Himarë do të vijojë të ndjekë nga afër situatën dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim.

Të Ngjashme