Lajme

“Shefqeti kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi”/ Vrau dy vëllezërit në Kamëz dhe plagosi një tjetër, zbardhet dëshmia e autorit

Është zbardhur dëshmia e autorit që vrau një ditë më parë dy vëllezër dhe la një tjetër të plagosur.

Në dëshminë e siguruar nga mediat thuhet se Ngushellim Manzi ka thënë:

“Vëllezërit islami po kryenin punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata na i kthyen keq.

Shefqet Ismailajn kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij. Nazmi Ismailajn. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistolete”.

Ushtaraku 40-vjeçar Ngushellim Manzi vrau dje me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Ismaili, si dhe ka lënë të plagosur rëndë Shefqet Ismaili.

Të Ngjashme