Lajme

Situatë ALARMANTE shumë pranë Tiranës, momenti kur flakët rrezikojnë jetën e zjarrfikësit: O Sokol, o Sokol hip makinën, largohu…(Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Daiasit në Tiranë, ndërsa flakët si pasojë e erës së fortë po përhapen me shpejtësi. Forcat zjarrfikëse ndodhen prej orësh në terren dhe po luftojnë për neutralizimin e vatrës, ndërsa situata paraqitet kritike.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një situatë alarmante, me flakët që kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe shkurre, ndërsa tymi i dendur ka përfshirë edhe kryeqytetin.

NEWS  Alarm në vendin fqinj! Një qese me kocka njerëzore gjendet në koshin e mbeturinave në hyrje të një spitaliNjë moment i frikshëm është bërë publik përmes një videoje të shpërndarë në rrjet, ku duket se flakët afrohen me shpejtësi drejt efektivëve që po ndërhynin për shuarjen e zjarrit. Në pamje dëgjohet një prej zjarrfikësve që i drejtohet kolegut të tij: “O Sokol, o Sokol, ik, hip makinën dhe ik!”

Në zonën e përfshirë nga flakët nuk raportohet për probleme me banesat, pasi vatra ndodhet kryesisht në një territor me bimësi të dendur dhe shkurre. Megjithatë, përmasat dhe shpejtësia e përhapjes së zjarrit kanë vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen.

NEWS  “Kishte ngritur shumë zërin e muzikës”/ Vrau me thikë motrën e tij, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit: Nuk po më linte të flijaNë operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të tyre kanë ndërhyrë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, një Cougar dhe një Black Haëk, të cilët po operojnë nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Daiasi nuk është e vetmja zonë problematike në këtë aks. Dy vatra të tjera janë aktive në Dajt dhe Priskë, por fatmirësisht ato raportohet se janë nën kontroll. Burime për mediat bëjnë me dije se në zonën e Dajtit ndodhen rreth 22 forca zjarrfikëse që po punojnë mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa edhe aty vijon ndërhyrja nga ajri.

NEWS  “Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Mbi 5 orë protestë në Tiranë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Bashkohuni me ne

Të Ngjashme