Një situatë e pazakontë ka tronditur konkursin Miss Universe Haiti 2026, pasi organizatorët shpallën fillimisht fituese kandidaten e gabuar.
Kurora iu dorëzua Angelique Francois, e cila u shpall fituese përpara publikut dhe nisi festimet për triumfin. Megjithatë, pak pas përfundimit të ceremonisë, organizatorët rishikuan rezultatet dhe konstatuan një gabim në përllogaritjen dhe publikimin e pikëve.
Sipas rezultateve përfundimtare, fituesja e vërtetë ishte Tatenda Josephina Rameau, e cila kishte grumbulluar numrin më të madh të pikëve.
Angelique Francois rezultonte në fakt në vendin e dytë, si finalistja e parë.
Organizatorët pranuan gabimin dhe korrigjuan rezultatet, duke bërë që Francois t’ia dorëzonte kurorën Rameau, pasi ajo tashmë ishte shpallur fituese dhe kishte festuar triumfin.
Pas korrigjimit, Tatenda Josephina Rameau është shpallur zyrtarisht Miss Universe Haiti 2026 dhe do të përfaqësojë Haitin në kompeticionin ndërkombëtar Miss Universe.
Ndërkohë, Angelique Francois do të mbajë titullin e vendit të dytë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht për faktin se gabimi u zbulua vetëm pasi ceremonia kishte përfunduar, kurorëzimi ishte bërë dhe fituesja e shpallur fillimisht kishte nisur festimet.

View this post on Instagram
