Lajme

Skandali i videove intime, kompozitori Hila nën hetim, filmoi artistet pa dijeni, njëra prej tyre denoncon në polici: Gjeni kush …

Disa orë qëndroi në drejtorinë e Policisë së Tiranës kompozitori i njohur Adrian Hila, por gjatë gjithë kohës i ka mëshuar të njëjtit argument: Materialet filmike të tij në marrëdhënie seksuale me disa artiste shqiptare, nuk i ka bërë ai publike.

Marrja në pyetje u bë nga ekspertët e Krimit Kibernetik në Policinë e Tiranës, të cilët po përpiqen të kuptojnë se si pamjet e filmuara nga një kamera e vendosur në dhomën e studios muzikore të Hilës, u përhapën fillimisht në disa faqe online pornografike të paktën 2 vite më parë, dhe më pas përfunduan duke u shpërndarë më 29 shtator në rrjetet sociale në llogari të shumta në WhatsApp.

Vetë kompozitori mohon që qëllimi pse kishte vendosur kamera në dhomë të ishte filmimi i momenteve intime me artistet, kryesisht këngëtare, por se këtë e kishte bërë për element sigurie. Kamera, shpjegoi ai i tronditur dhe në një gjendje të rënduar psikologjike, nuk ka as memorie dhe ka ngritur dyshime se sistemi i saj është hakeruar nga persona të jashtëm, të cilët më tej i kanë hedhur në profile të faqeve për të rritur.

Kamera në dhomë është e dukshme vetëm nëse shihet me vëmendje, por një burrë që shfaqet në videot me momente intime, e ka pikasur atë, duke ngritur dyshimin nëse është një kamer. Në këto video, dëgjohet qartë zëri i Adrian Hilës, që i përgjigjet se është një sistem alarmi, dhe jo kamera. Pra në këtë rast, minimalisht ka gënjyer. Ky element konfirmon për hetuesit se nuk ka më dilema që Adrian Hila ka pasur dijeni për kamerën. I vetmi element që kërkon të faktohet, është qëllimi i këtij objektivi, element sigurie për tu mbrojtur nga vjedhjet, apo filmimi i artisteve të ndryshme në momente intime me të.

Dëshmia

E sigurt është, konfirmuar kjo edhe nga dëshmia e një këngëtareje dhënë në polici, se gratë nuk kishin dijeni që në dhomë kishte një kamer, dhe që mund të ishin filmuar teksa kryenin marrëdhënie seksuale me Adrian Hilën. Ato kërkojnë që e vërteta të zbardhet e të zbulohet se kush është personi që i ka shpërndarë. Kompozitori u la i lirë pas marrjes në pyetje, por nga policia nuk doli pa përgjegjësi.

Ndaj tij, blutë referuan në prokurorinë e Tiranës, materialet për kundravajtjen penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, dhe tashmë po hetohet në gjendje të lirë. Ekspertët kanë kqyrur kamerën, e cila nuk është sekuestruar pasi hetimi është kompleks për shkak të kohës shumë të gjatë që ka kaluar kur janë filmuar materialet. Policia e Tiranës ka kërkuar me shkrim edhe një deklaratë të Elton Tozaj, gazetar i showbizzit që foli për herë të parë publikisht për ekzistencën e këtyre materialeve filmike.

Ai postoi në rrjetet sociale foto me momente nga këto video, duke ruajtur imazhin e grave, por publikisht i ka identifikuar me emra disa nga personazhet e njohur që kanë pasur raport me Adrian Hilën Elton Tozaj thekson se nuk është ai personi që “ka prodhuar, regjistruar, publikuar apo shpërndarë videot intime në fjalë”. Ai thekson se vetëm ka raportuar publikisht si gazetar për ekzistencën e këtyre materialeve të cilat thotë se ia çuan në WhatsApp. Deri më tani, burime nga policia, thanë se gazetari nuk është pjesë e hetimeve.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Policinë dhe çdo organ tjetër kompetent për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe identifikimin e personave që kanë realizuar, publikuar dhe shpërndarë materialet intime”, theksoi ai. Videot intime të kompozitorit me artiste të njohura u shpërndanë me shpejtësi mbrëmjen e së martës në Whatsapp dhe platforma të tjera. Gjatë ditës, të mërkurën një prej artisteve të përfshira, u shtrua me urgjencë në spital, në kushtet e një traume të fortë psikologjike.

Të Ngjashme