Lajme

Skandali me fundosjen e Marinës së Durrësit, Alabbar pranon dështimin: Ndërtova shumë shpejt, ishte gabim

Biznesmeni Mohamed Alabbar, investitori i projektit të Marinës së Durrësit, ka pranuar dështimin me projektin miliarda euro në Shqipëri. Në një intervistë për mediat e huaja, themeluesi i kompanisë “Emaar” është shprehur se “në Shqipëri ndërtova shumë shpejt” dhe se kjo, sipas tij, “ishte gabim”. Më tej Alabbar ndalet edhe te një tjetër projekt i tij në bregdetin e Malit të Zi, të cilin gjithashtu e cilëson si një gabim. Sipas tij, vendimmarrja u ndikua nga këshillat e një juristi indian, çka, sipas biznesmenit, rezultoi një zgjedhje e gabuar. Kujtojmë se projekti “Durrës Yacht & Marina”, i prezantuar si një nga investimet më të mëdha strategjike në Shqipëri, me një vlerë prej 3.2 miliardë eurosh është përballur me probleme serioze gjatë zbatimit.

Dy nga godinat e ndërtuara në kantier në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, të cilat ndodhen në fazën e sistemimeve të jashtme kanë pësuar ulje të konsiderueshme në strukturë. Sipas raportit topografik të Institutit të Ndërtimit, objekti 02 ka pësuar një ulje prej 28 centimetrash, ndërsa objekti 04 është fundosur me 18 centimetra. Sipas një denoncimi të publikuar më herët në media, problematika ka nisur që në fazat e para të ndërtimit, ku nuk janë vendosur pilotat e thella të domosdoshme për një terren ranor dhe të paqëndrueshëm pranë detit. Ky zhvillim vjen në një kohë kur projekti ka qenë nën kritika edhe për ecurinë e ngadaltë dhe modelin financiar. Edhe pse ishte premtuar ndërtimi i rreth 1680 apartamenteve në fazën e parë, deri më tani janë përfunduar vetëm tre godina, ndërsa investimet reale mbeten shumë larg shifrave të deklaruara fillimisht. Sipas të dhënave financiare, për vitet 2023–2024 janë shpenzuar rreth 41 milionë euro për punime, ndërkohë që vetë kompania ka investuar vetëm një pjesë të vogël të kapitalit nga fondet e saj, duke u mbështetur kryesisht në shitjen e apartamenteve në fazë projekti. Megjithatë, mbetet ende pa përgjigje pyetja thelbësore: kush mban përgjegjësi për këtë situatë-projektuesit, zbatuesit apo institucionet shtetërore që kanë mbështetur projektin?

NEWS  E FUNDIT/ Pezullohet kalimi në Ngushticën e Hormuzit, del mesazhi kërcënues: Do të shënjestrohet çdo anijeÇfarë ka ndodhur?

Një dëshmi tronditëse nga brenda kantierit të projektit ‘Durrës Marina’ ngre alarmin për sigurinë e dy prej godinave të para të ndërtuara në këtë kompleks gjigant. Sipas një nënkontraktori të angazhuar në punimet e betonit, dy pallatet e para kanë pësuar ulje të konsiderueshme në tokë, duke arritur deri në 74 centimetra zhytje. Projekti i njohur ndryshe si kompleksi i Alabarit është prezantuar si një investim strategjik prej 3.2 miliardë eurosh në zonën e portit të Durrësit. Megjithatë, dëshmia e fundit hedh hije të forta dyshimi mbi cilësinë e ndërtimit dhe standardet e zbatuara. Sipas nënkontraktorit, problematika ka nisur që në fazat e para të ndërtimit, ku nuk janë vendosur pilotat e thella të domosdoshme për një terren ranor dhe të paqëndrueshëm pranë detit.

NEWS  SKANDAL/ Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë: Stafi mjekësor pa rroga që në dhjetor‘Terreni nuk e mban objektin. Është kënetë, rërë. Duhej bërë ndërtimi mbi pilota, por për të kursyer kostot, është ndjekur një procedurë e gabuar,’ shprehet ai. Pas shfaqjes së problemeve, në objekt janë konstatuar dëmtime serioze, përfshirë çarje të strukturës dhe thyerje të elementëve të vendosur si dyer dhe dritare. Aktualisht, sipas dëshmisë, po kryhen ndërhyrje përforcuese anësore me pilota, një zgjidhje që ekspertët e konsiderojnë të pamjaftueshme nëse nuk është aplikuar që në fillim. Nga ana tjetër, matjet e kryera në terren nga Piranjat, përmes teknologjisë së dronit, konfirmojnë një disnivel të konsiderueshëm mes godinave. Rezultatet tregojnë diferenca nga 70 centimetra de

NEWS  LVV e Albin Kurtit fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare në Kosovë! LDK merr përgjegjësinë e humbjes

Të Ngjashme