ShowBizzz

Sondazhi tregon: Ky është shteti me gratë më të bukura në botë!

Një lajm i ri po bën xhiron e rrjeteve sociale me shpejtësi marramendëse: Turqia është renditur zyrtarisht në vendin e parë si shteti me gratë më të bukura në botë për këtë vit.

Ky përfundim nuk vjen nga një konkurs tradicional bukurie, por nga një listë ndërkombëtare e cila është bërë virale ditët e fundit. Kjo renditje është formuar duke marrë për bazë mijëra votime online, diskutimet e gjera në forumin e njohur “Reddit”, si dhe metrikat e popullaritetit të faqeve të bukurisë në internet.

Lajmi është shpërndarë masivisht nëpër faqet e argëtimit, duke ngjallur reagime dhe komente të shumta. Mbështetësit e kësaj renditjeje theksojnë se “sekreti” i bukurisë së grave turke qëndron në gjenetikën e tyre unike. Sipas tyre, ky shtet ka përfituar nga një përzierje e jashtëzakonshme e tipareve mesdhetare, ballkanike, atyre të Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore, duke krijuar kështu një standard global bukurie që po magjeps botën.

Nuk është rastësi që si imazh përfaqësues i këtij lajmi viral në rrjete sociale është përzgjedhur aktorja e famshme turke, Hande Erçel. Së bashku me aktore të tjera të njohura nga serialet turke, ato kanë pushtuar prej kohësh ekranet ndërkombëtare, duke dëshmuar se Turqia po dominon fuqishëm standardet e estetikës globale.

Mesa duket, sondazhet e internetit kanë folur qartë: kurora e bukurisë për këtë vit i takon vajzave dhe grave turke!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fembase – Girls Talk and Gossip (@fembase)

Të Ngjashme