ShowBizzz

Soni Malaj thyen heshtjen për “sherrin e bujshëm” me Jonida Maliqin: Unë isha e fejuar me Florin, ia fusin kot

Këngëtarja Soni Malaj ka kundërshtuar konfliktet e aluduara mes asaj dhe artistes Jonida Maliqi, duke thënë se kur kolegia e saj mbaroi rrugëtimin në “Ferma Vip 3” , ajo u mërzit, madje ka qarë për të.

Në një bisedë të zhvilluar me fermerët, këngëtarja foli për lajmet e raportuara ku shkruhej se mollë sherri mes saj dhe Jonida Maliqit ka qenë artisti Flori Mumajesi, diçka që ajo e mohoi.

Të lidhura

None found

“Rrena komplet. I thashë Arbanës a janë për 1 prillin këto? Ishte gjoja kur kam pasur unë me Jonidën debate, që ne kemi patur gjë tjetër komplet. Kur ka dalë Jonida unë u mërzita se ishte konkurrente e fortë dhe unë u mërzita realisht. Titulli: ‘Soni ironizon Jonidën: Kam qarë kur doli Jonida’. E pashë njëherë… Ishte tmerr,” u shpreh Soni me fermerët.

Po ashtu, këngëtarja reagoi dhe për pretendimet se ajo dhe Jonida Maliqi janë konfliktuar për veshjet e tyre dhe marrëdhënien me këngëtarin Flori Mumajesi, për të cilën tha janë thashetheme të kota.

“Tjetra: ‘Soni: Ka dy rroba firmato’… Unë as e kam si shprehje atë gjë. Kurrë s’kam patur debat me Jonidën. Kurrë në jetën time. ‘Mollë sherri’ kishin vendos dhe një emër tjetër, Florin. Mollë sherri me Jonidën për çfarë? Unë kam qenë e fejuar. Unë jam ndarë, jam bërë me kalamaj, s’kam lidhje fare. Futja kot!” shtoi këngëtarja duke hedhur poshtë aludimet se ajo ka pasur zënka me Jonida Maliqin apo se dyshja janë përplasur për këngëtarin, Flori Mumajesi.

Të Lidhura:

  1. “Versioni në jetë?”/ Rikthehet Flori Mumajesi, këngëtari zbulon detajet
  2. FOTO/ Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit
  3. Soni Malaj për Shpat Kasapin: Lamtumirë miku im, humbëm një shpirt të rrallë
  4. Jonida Maliqi rrëfen mes lotësh: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, doja t’i jepja fund jetës…

Të Ngjashme