Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton se 1 euro e 64 cent për litër ka arritur çmimi i naftës në Kosovë, bazuar në çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës.
Ky çmim vlen edhe për ditën e hënë.
Ndërkohë benzina gjatë këtyre dy ditëve do të shitet 1.46 centë për litër e gazi 0.60 cent për litër.
Të shtunën, nafta është shitur me çmim 1.63 euro për litër, benzina 1.45 euro për litër, ndërkaq gazi me çmim të njëjtë sa sot.

