Në ditën e 28-të të protestës qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë.
Me pankarta në duar për dorëheqjen e qeverisë, ata pritet të nisin marshimin, për t’u stacionuar drejt Kryeminsitrisë, ku do të mbajnë fjalimet e zakonshme dhe thirrjet kundër klasës sonë politike.
Sot është njoftuar për protestë kombëtare, ku pritet të ketë edhe prani të diasporës, teksa edhe një numër eurodeputetësh kanë paralajmëruar se do të jenë të pranishëm.
See also Polici, “qitje” me Bajrat: Oficeri është nipi i “SNAJPERISTIT” i Suel Çelës që tentoi të eleminojë Ardjan Çapjan në ELBASAN! (EMRI)Pas rreth dy orësh qëndrim në shesh, edhe sot pritet të ketë marshime në rrugët e Tiranës, një veprim për të cilin janë proceduar dhjetëra protestues në ditët e shkuara.
Prej ditësh ata kanë bërë të njohura një sërë kërkesash, që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë aktuale, krijimin e një qeverie teknike dhe anulimin e disa ligjeve, që sipas tyre, prekin interesat kombëtare dhe ndikojnë keq në mjedis.
