Lajme

Sot fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve, organizatave dhe mediave për zgjedhjet parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas njoftimit, periudha e aplikimit për akreditim ka nisur më 5 maj dhe do të zgjasë deri më 30 maj 2026.

Gjatë kësaj periudhe, subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare (OJQ), institucionet qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesat për akreditimin e vëzhguesve./teve1.info/

Të Ngjashme