Lajme

Specialja njofton edhe në X: Nesër nga ora 10:00 aktgjykimi në rastin tjetër ndaj Thaçit dhe të tjerëve, transmetohet onl

Gjykata Speciale ka caktuar për nesër, në orën 10:00, shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen gjyqësore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në këtë rast, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Përmes një njoftimi në rrjetin social X, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet me një vonesë prej 10 minutash në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

Transmetimi do të mund të ndiqet nga të gjitha vendet përmes faqes zyrtare të Gjykatës Speciale dhe kanalit të saj në YouTube.

The Single Trial Judge has scheduled the pronouncement of the trial judgment in the case of the Specialist Prosecutor v. Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu and Hajredin Kuçi for 17 November 2026 at 10:00 CET.

The public hearing will also be broadcast with a 10-minute delay in Albanian, English and Serbian. The video stream can be accessed from anywhere via the website or YouTube at the following links:

• https://t.co/0QWmuUM4pE
• https://t.co/mmqjKnrINd
• https://t.co/DqtUkrxjQ2

• https://t.co/i0tkDElHtP
• https://t.co/jiCsrM1RIH
• https://t.co/y0lKjGEy5b

— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) November 16, 2026

Të Ngjashme