Lajme

“Standard i ri në politikë”, Kërçeli: Nuk ka koalicion me Listën Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ilir Kërçeli, ka deklaruar se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me Listën Serbe në asnjë rrethanë.

Në një postim publik, Kërçeli tha se LVV po vendos një “standard të ri” në politikën e Kosovës, duke përjashtuar çdo bashkëpunim me këtë subjekt politik.

Ai gjithashtu theksoi se ruajtja e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të bëhet përmes bashkëpunimit me një parti, disa prej drejtuesve të së cilës, sipas tij, ndodhen në listën e zezë të SHBA-së.

Postimi i plotë:

Tani, ndërsa po numërohen votat e fundit për përcaktimin e rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje! tashmë ka vendosur një standard të ri në politikën e Kosovës: nuk ka dhe nuk do të ketë koalicion me Listën Serbe, në asnjë rrethanë.

Kushdo që mendon se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ruhet përmes bashkëpunimit me një subjekt politik, gjysma e drejtuesve të të cilit gjenden në listën e zezë të SHBA-së, bën një gabim të madh në vlerësim.

Të Ngjashme