ShowBizzz

Stine “plas bombën” në Top Arena: Si e përshkroi Mateon dhe çfarë tha për Brikenën pas ndarjes!

Në puntatën e parë të emisionit “Top Arena”, i ftuar ishte këngëtari Stine, i cili u vendos përballë një interviste nga moderatorja Brikena, ku ndau mendime për disa nga ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Gjatë bisedës, kur u pyet për Mateon, Stine e përshkroi me fjalën “i dashuruar”, duke ngacmuar lehtë Brikenën për raportin që ata kishin krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Të dy reaguan duke qeshur, pavarësisht se disa ditë më parë kishin konfirmuar ndarjen e tyre.

Stine u ndal gjithashtu edhe te raporti me Mirin, duke u shprehur se nuk është takuar me të që pas finales së spektaklit, por theksoi se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje.

Intervista solli momente të lehta dhe me humor, duke rikthyer në vëmendje dinamika dhe raportet e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme të televizionit shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ProcesiSportiv (@procesisportiv.official)

Të Ngjashme