ShowBizzz

Stresi: Me Zhaklin Lekatarin nuk do të martohesha kurrë

Rap-artisti i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, këto ditë ka qenë në vëmendje të publikut.

Kjo pasi u tha se ka prishur sërish marrëdhëniet me Noizyn, në një lojë që nisën para lansimit të bashkëpunimit të tyre “Medalioni”.

I njëjti së fundmi ka dhënë një intervistë në “Mos i bjer me top”, ku ka sqaruar të gjitha gjërat.

TS Poll - Loading poll ...

Fituesi i Big Brother VIP Kosova u ngacmua edhe për gjëra të tjera e mes tyre edhe për jetën private.

Ai i pyet për raportin me ish-partneren e tij, Keisin, pasi e përmendi vazhdimisht gjatë BBVK-së.

Në pyetjen se me kë nuk do të martohej kurrë, artisti përmendi gazetaren Zhaklin Lekatari.

Megjithatë, 36-vjeçari nuk dha ndonjë arsye konkrete në lidhje me këtë apo përse bëri një deklaratë të tillë.