Lajme

Studentët prej ditësh në protestë, Balla: Kemi investuar për arsimin, kanë kushtet të shkëlqyera

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur për protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre për kushte më të mira, ai deklaroi se kushtet në konviktet studentore janë të shkëlqyera,.

Sipas Ballës qeveria ka investuar shumë në përmirësimin e tyre. Ai bëri gjithashtu me dije se të enjten ishte parashikuar të votohej një tjetër kredi për investime në konvikte.

“Ju garantoj që kushtet në konvikte janë të shkëlqyera. Dhe ditën e enjte duhet të votonim një kredi tjetër për të investuar në konvikte. Studentët do të sulmonin Kuvendin ditën që Kuvendi do të miratonte një kredi për konviktet”, u shpreh Balla për emisionin “Real Story”.

Nga ana tjetër, analisti Roland Lami theksoi se pakënaqësitë e të rinjve lidhen me një krizë më të gjerë, për të cilën, sipas tij, qeveria duhet të gjejë mekanizma për ta zbutur.

“E gjithë kjo gjeneratë ka një krizë dhe ju si qeveri duhet të gjeni mekanizma për ta zbutur, që ata të mos ndihen të huaj në vendin e tyre”, deklaroi Lami.

Të Ngjashme