Në Shkup studentët shqiptar po zhvillojnë këtë të hënë protestë, të cilët kërkojnë zbatimin e plotë të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet e Jurisprudencës.
Protestës i është bashkuar edhe aktori Laert Vasili, i cili në një prononcim për mediat ka falënderuar studentët për qëndrimin e tyre atdhetar.
Të lidhura
None found
Gjithashtu ai është shprehur se Shkupi në periudha të ndryshme historike ka qenë qendra e Vilajetit të Kosovës.
“Falënderoj studentët e Shkupit, të cilët vazhdojnë që të jenë atdhetar. Shkupi, në perandorin romake ishte qendra e Dardanisë, perandorin Automane ka qenë qendra e Vilajetit të Kosovës deri në XIX. 81% e popullsisë ka qenë shqiptar. Sot diskutohet gjuha shqipe në një qytet që qendra e tij, është, ka qenë dhe shpresoj që të jetë shqiptare dhe të kujtojmë gjithmonë amanetin një komb, një gjuhë, një flamur ndryshe nuk ekzistojmë,” u shpreh Laerti.
Të Lidhura:
- Surpriza e Laertit me këngë e valle si dasmë, mami Rebeka “plas perlën”: Sill Valbonën këtu…dhe 100 të tjera
- U tha se kishte lidhje romantike me një transgjinore në Greqi, Laert Vasili tregon të vërtetën
- Rama me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit
- Aktori ende i pamartuar, Laert Vasili zbulon arsyen, deklarata e fortë në studio
