Lajme

Stuhi dhe shkarkesa elektrike në Vlorë, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet (Video)

Një stuhi e fortë ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte qytetin bregdetar të Vlorës, duke sjellë erëra të fuqishme dhe një numër të lartë shkarkesash elektrike.

Përkeqësimi i menjëhershëm i motit ka detyruar pushuesit të largohen me nxitim nga plazhet, ndërsa zona bregdetare është përfshirë nga ndryshime të shpejta atmosferike.

Pamjet nga Vlora tregojnë intensitetin e erës dhe vetëtimat në qiell gjatë stuhisë, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar.

Sipas parashikimeve meteorologjike, paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe në orët në vijim, me mundësi për reshje të shkurtra, erëra të forta dhe zhvillim të stuhive lokale në zona të ndryshme të vendit.

Të Ngjashme