Procesi i subvencionimit të teksteve shkollore ende është në fazën e aplikimit dhe verifikimit, ndërsa nga MASHTI shpresojnë që gjithçka të përfundojë para 1 shtatorit.
Deri të enjten në mesditë janë pranuar mbi 179 mijë aplikime, prej të cilave mbi 78 mijë janë aprovuar, ndërsa 545 janë refuzuar.
Për subvencionimin e teksteve janë ndarë 14 milionë euro, ndërsa shuma që do të përfitojë secili nxënës do të përcaktohet pas përfundimit të verifikimeve.
Drejtoresha e Divizionit për Arsimin Parauniversitar, Anita Kadriu, tha se synimi është që mjetet të transferohen në llogaritë e prindërve para fillimit të mësimit.
Ndërkaq, ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, vlerëson se procesi është organizuar më mirë se vitet e kaluara, por nuk pret që gjithçka të jetë gati më 1 shtator.
Afati për aplikim për prindërit dhe kujdestarët ligjorë përfundon më 14 gusht.
