Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë intervenimit në një rast.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 gusht, rreth orës 05:50.
Si pasojë e incidentit, si zyrtari policor ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Raporti:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Prishtinë / 09.08.2026 – 05:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se ka sulmuar një zyrtar policor derisa ishte duke intervenuar në një rast. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
