Lajme

Sulmohet fizikisht një burrë në Prishtinë, arrestohet e dyshuara

Një burrë është sulmuar fizikisht nga një grua në rrugën “Agron Berisha” në Prishtinë.

Rasti është raportuar më 14 gusht 2026, rreth orës 07:50, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, viktima, shtetas kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit.

E dyshuara, po ashtu shtetase kosovare, është arrestuar nga policia. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje.

“Rr. Agron Berisha, Prishtinë / 14.08.2026 – 07:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”

Të Ngjashme