Një infermiere është sulmuar fizikisht derisa ishte në krye të detyrës zyrtare në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në rrugën “Pandeli Sotiri”.
Policia ka bërë të ditur se infermierja, së bashku me ekipin mjekësor, kishte shkuar në shtëpinë e një personi për t’i ofruar tretman mjekësor.
Pas tretmanit, i dyshuari dyshohet se ka nisur një konflikt verbal dhe më pas e ka sulmuar fizikisht infermieren.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
