Mimoza Ahmeti ka marrë një surprizë të veçantë pasditen e sotme nga qielli, me një mesazh që e ka emocionuar.
Ajo është surprizuar nga një dron, i cili i është dërguar nga Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku, të cilët e kanë vlerësuar atë, duke e cilësuar si “supermodele”.
Të lidhura
None found
“Moza supermodele me art dhe inteligjencë”, shkruhej në mesazhin shoqërues të surprizës.
E emocionuar, Moza është shfaqur e lumtur në mes të fermës, duke mos i kursyer fjalët e dashurisë dhe mirënjohjes për të dy.
“Ju dua, ju dua. O Zot, çfarë kryeveprash jeni të dy. O Zot ndoshta një ditë takohemi dhe bëjmë një projekt bashkë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevinë, duke e rikthyer dhe ekspozuar para njerëzve, që të kuptojnë çfarë dimesionesh ka njeriu. Nuk është turp të jetosh në metro. Nuk është turp fare me qenë ai që ndihesh. Parashqevi, të dua je e paarritshme”, është shprehur Moza.
Të Lidhura:
- Parashqevi Simaku rikthehet në Tiranë me koncert, zbulohen detajet
- Parashqevi Simaku anulon vizitën në Tiranë, zbulohet shkaku
- Mimoza Ahmeti bën deklaratën e papritur: Jam mësuar të tor*urohem, unë jam pa kujtesë dhe jeta më pëlqen e gjallë (VIDEO)
- “Ferma Vip”/ Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë…
