Bebe Rexha është artistja shqiptare me famë botërore, e cila shpesh e ka përmendur prejardhjen e saj nëpër daljet televizive dhe jo vetëm.
Mirëpo, deri tani Bebe nuk e kishte realizuar një këngë në gjuhën shqipe.
Por, këngëtarja ka vendosur të na suprizojë të gjithëve dhe të na prezantojë me projektin e saj më të ri, pikërisht në shqip.
”Të dua”– titullohet projekti i artistes dhe permes Insatgramit ka zbuluar një pjesë nga projekti i saj me Dj Gimi, i cili flet për një histori dashurie.
”A e di sa shumë të dua”- dëgjohet të thotë Bebe në gjuhën shqipe.
Ky projekt duket të jetë një hit, megjithatë data e publikimit nuk dihet ende.