ShowBizzz

Surprizë edhe nga Efi! Së shpejti do ta shohim në rolin e moderatores

Së fundmi u zbulua se Kiara Titon do ta shohim moderatore në “Top Channel”.

Ish-banores së “Big Brother” i është besuar roli si moderatore e emisionit veror, “Kepi i tundimeve”.

Mirëpo Kiara nuk është e vetmja ish banore që do e shohim si moderatore. Edhe Efi Dhedhes ka treguar për planet e së ardhmes.

Teksa u pyet nga një ndjekës nëse do t’a shohim së shpejti me një program televiziv, Efi tha: “Në pritje, në pritje të gjërave të bukura”.

Më pas, e pyetur se për çfarë programi televiziv bëhet fjalë, ajo tha:

“Nuk është se e shoh veten në një program për të më inspiruar. Thjesht unë jam një natyrë që do doja diçka me humorin, ose nga ana tjetër një gjë sentimentale. Më pëlqen shumë t’i dëgjoj njerëzit, të zgjidh një problematikë pse jo, t’i ndihmoj pse jo. Ajo është gjëja që bëj me kënaqësinë më të madhe”.