Në kujtimet e tij, “The Steps”, Sylvester Stallone ka rrëfyer një përplasje të fortë me Richard Gere, e cila ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “The Lords of Flatbush”, në vitin 1974.
Historia, sipas aktorit 80-vjeçar, nisi që në provat e para dhe përfundoi në një konflikt fizik mes dy aktorëve. Në qendër të episodit ishte edhe një pulë.
Të lidhura
None found
Stallone tregon se në fillim kishte pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Robert De Niron, pjesë e së njëjtës kastë. Tensionet nisën pasi ai filloi të punonte në skena me Richard Gere.
Gjatë improvizimeve, Gere e kapi Stallonen prej këmishës, duke i ngulur thonjtë në lëkurë. Edhe pse Stallone i kërkoi të ndalonte, i njëjti veprim u përsërit në xhirimin e dytë.
Pas kësaj, Stallone iu drejtua regjisorit Steven Verona dhe i kërkoi leje që të reagonte në të njëjtën mënyrë siç do të vepronte jashtë skenës.
“Do t’ia shqyeja dhëmbët”, i tha ai Veronës. Regjisori, nga ana tjetër, iu përgjigj: “Të lutem mos e bëj këtë”.
Përplasja u përshkallëzua më tej gjatë pushimit të drekës, kur dy aktorët ndodheshin në një makinë. Sipas rrëfimit të Stallones, yndyra e pulës që po hante Gere i ra mbi këmbë.
“Dhjami i pulës u derdh në këmbën time”, kujton Stallone në librin e tij.
Reagimi i tij ishte i menjëhershëm: ai e goditi Gere në gjoks me bërryl dhe më pas e nxori nga sedilja e pasme e automjetit.
“O Zot, nuk dua të hyj në këtë”, citohet t’i ketë thënë Gere. “Shumë vonë”, mësohet t’i jetë përgjigjur Stallone.
Steven Verona ndërhyri për t’i ndarë dy aktorët. Në atë çast, sipas Stallones, u kuptua se njëri prej tyre duhej të largohej nga produksioni.
Richard Gere përfundimisht u largua nga “The Lords of Flatbush”. Më pas u largua edhe Robert De Niro, ndërsa të dy u zëvendësuan nga Perry King dhe Henry Winkler.
Kujtimet e Sylvester Stallones, “The Steps”, u publikuan më 29 shtator.
