Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, e ka quajtur politik aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai, derisa po merr pjesë në protestën në kundërshtim me këtë aktgjykim, tha se shteti duhet të angazhohet më shumë për apelimin e vendimit të Speciales.
Tahiri e quan vendim politik aktgjykimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Vendimi është puro politik, nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë. Nëse e dëgjoni arsyetimin, ai është jashtë kontekstit. Lufta është bërë për liri në vendin tonë, në mbrojtje kundër gjenocidit…
Duhet me bërë gjithçka çka është e mundshme me kthy prapa në apel. Madje shteti me qenë serioz, pasi nuk ka qenë serioz. Për pesë vjet s’kanë bërë asgjë të zotit dhe tash momenti me reflektu”, tha ai.
