Lajme

Tahiri rikthen historinë nga koha e Rugovës: Çfarë ndodhi pas dorëheqjes së saj dhe Aganit?

Edita Tahiri ka kujtuar një ngjarje nga koha kur ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e lidhur atë me zhvillimet aktuale rreth renditjes së listës së deputetëve në parti.

Tahiri ka treguar se gjatë kohës së okupimit, pas një Kuvendi zgjedhor ku “antivlerat dolën lart e vlerat poshtë”, ajo dhe Fehmi Agani kishin dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësie.

Sipas saj, Ibrahim Rugova kishte thirrur urgjent mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për t’i rikthyer në LDK, ndërsa më pas kishte rikthyer në listë edhe figura të rëndësishme që ishin eliminuar nga zgjedhjet në Kuvend.

Tahiri tha se shpreson që kjo përvojë t’i shërbejë edhe sot LDK-së dhe politikanëve të rinj.

Shkrimi i Tahirit:

miq te dashur, po ju rrefej nje zhvillim ne LDK ne kohen e okupimit – kishim mbajtur Kuvendin zgjedhor dhe rezultati zgjedhor kishte nxjerr antivlerat larte listes ndersa vlerat poshte, ne shenje paknaqesie une dhe Fehmi Agani kishim dhene doreheqje ndonese ishim ne krye te listes, Rugova ftoi urgjent mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem per te na kthyer ne LDK, nga ajo mbledhje mbaj mend fjalimin e nje intelektuali i cila tha “ma mire po ndjehem qe jam poshte listes sepse me vlerat ndihem mire. Pas insistimit te Rugoves dhe antareve te Keshillit te Pergjithshem, Agani dhe une hoqem dore nga doreheqja ndersa Rugova ktheu ne liste figura te rendesishme disa qe ishin eleminuar nga zgjedhjet ne Kuvend – shpresoj kjo pervoje do ti sherbej LDK-se se tashme. Eshte obligim i neve ish-udheqjes te LDK-se te ndajme keto pervoja me udheqesite e ri te LDK-se por edhe gjithe politikanet e ri.

Të Ngjashme