ShowBizzz

Tarantino spekulohet të ketë paguar mbi 10 mijë dollarë për ‘fetishin shqetësues’

Filmbërësi ikonik, Quentin Tarantino, dyshohet se i ka paguar një femre që punonte në një klub striptizmi 10.000 dollarë për t’ia lëpirë këmbët e saja derisa të dukeshin si “kumbulla të thata”.

Fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar, i cili është akuzuar se ka pasur një fetish ndaj këmbëve për dekada, thuhet se i dha një balerine në një klub striptizi një bakshish të majmë për të thithur gishtat e saj dhe për t’ia lëpirë pjesën e poshtme të shputave.

Një punonjës i lartë i stafit në një klub në Hollywood i ka bërë këto pohime në podcastin Get in the Car, mirëpo nuk ka specifikuar se ku apo kur kishte ndodhur ngjarja.

TS Poll - Loading poll ...

Siç transmeton Daily Mail, ai ka thënë se Tarantino e vizitonte klubin ku ai punonte duke kërkuar një dhomë VIP me valltaren me gjoksin më të madh dhe të pasmet më të mëdha.

Ai ka thënë se e kishte parë ndërveprimin e çuditshëm të 60-vjeçarit me njërën nga femrat e lokalit përmes kamerave të sigurisë vetëm për shkak të kuriozitetit, si dhe ka theksuar se i ka dhuruar 10.000 dollarë për këtë gjë.

Filmat e Tarantinos shpesh shfaqin pamje nga afër të këmbëve të njerëzve. Për shkak të kësaj, ai madje është detyruar të deklarohet lidhur me fetishin e tij të supozuar ndaj këmbëve.“Ka shumë këmbë në shumë filma të regjisorëve të mirë. Para meje, personi nga i cili përkufizohej fetishizmi i këmbës ishte Luis Bunuel, një tjetër regjisor filmi. Dhe Hitchcock u akuzua për këtë dhe Sofia Coppola është akuzuar për të”, kishte deklaruar regjisori për GQ në vitin 2021.