Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë në vendin tonë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.
Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.
