ShowBizzz

“Të dua”/ Dolce dhe Londrimi më të afërt së kurrë

Dy banorët e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova, Dolce dhe Londrimi, duket se mbajnë kontakt të ngushtë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Dyshja kishte raport solid gjatë qëndrimit në shtëpi, teksa edhe pas daljes kanë gjetur kohë për njëri-tjetrin, raporton IndeksOnline.

Angazhimet mund edhe t’i mbajnë larg, por Dolce dhe Londrimi mbakan kontakt të përditshëm.

“Të dua” shkroi Dlce në një fotografi të ndarë në Instagram Story, ku shihet në një video-thirrje me Londrimin.

Duke parë afrimitetin e Aurorës dhe Labit, po ashtu ish-banorë të edicionit të kaluar, nuk mund të përjashtojmë edhe një afrimitet mes fituesit të spektaklit dhe bukuroshes nga Shqipëria.

Të Ngjashme