Përdoruesit e Instagram-it mund të kenë vënë re shumë personazhe të famshëm duke shpërndarë të njëjtin postim: “Goodbye Meta AI”.
Yjet e industrisë së argëtimit apo sportit kanë ripostuar imazhin që deklaron se i mohon Meta-s të drejtën për të përdorur të dhënat e tyre për të trajnuar modelet e Inteligjencës Artificiale (IA).
Julianne Moore, Ashley Tisdale apo Jonny Bairstow janë disa prej të famshmëve që e kanë bërë. Por a duhet të bëni të njëjtën gjë?
Julianne Moore, Ashley Tisdale apo Jonny Bairstow janë disa prej të famshmëve që e kanë bërë. Por a duhet të bëni të njëjtën gjë?
Duke qenë se Meta tani është një entitet publik, të gjithë anëtarët duhet të postojnë një deklaratë të ngjashme.
Nëse nuk e postoni të paktën njëherë, do të mendohet se ju pranoni që ata të përdorin të dhënat dhe fotot tuaja. Unë nuk i jap Meta ose dikujt tjetër leje që të përdorë të dhënat e mia personale, informacionin në profil ose fotot”.
Problemi është se postimi i këtij shkrimi në InstaStory nuk është një formë e vlefshme kundërshtimi ndaj politikave të Meta-s. Në vend të kësaj, përdoruesit mund të përdorin cilësimet e llogarisë që të dhënat e tyre mos të përdoren për trajnimin e IA.
Shumë prej imazheve nga personazhet publikë janë fshehur pjesërisht dhe etiketuar nga Instagram si informacion i rremë.