DURRËS- Janë bërë të ditur emrat e viktimave dhe të plagosurve të aksidentit tragjik të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën dytësore në Manzë, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Viktimat e aksidentit janë Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.
NEWS Video: Keijsi kërcënon Inën: Do hash grushta kur të dalim jashtëNdërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.
Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë. Sipas policisë, Kleo Vrioni, teksa drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një bordurë betoni.
NEWS Green Coast, “Juvenilja” dhe kompanitë e ndërtimit/ Dosja “Black Eagle”: Si dyshohet se milionat e kokainës u investuan në prona dhe ndërtim në ShqipëriSi pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët Sara Brugentelli dhe Alvi Muhaxhiri kanë humbur jetën.
Dy pasagjerët e tjerë, Rejsi Vrijoni dhe Klevis Dervishi, kanë mbetur të dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit të policisë, Klevis Dervishi, 16 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
NEWS I FUNDIT/ Tjetër aksident i rëndë në vend, ka të plagosurGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
