ShowBizzz

“Të hyjë në dhomë para meje”/ Kylie Jenner nuk “ngopet” nga ndërhyrjet, ja cfarë do të ndryshojë ajo

Kylie Jenner ka folur hapur për dëshirën për t’iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje estetike, duke zbuluar se po mendon të zmadhojë sërish gjoksin. Deklarata u bë gjatë podcastit “Better Half With Stas and Vic”, ku ajo bisedoi me miqtë e saj Anastasia Karanikolaou dhe Victoria Villarroel.

29-vjeçarja tha se prej kohësh dëshiron një rezultat më të theksuar dhe se këtë dëshirë ua ka shprehur vazhdimisht miqve të saj.

“Dua që të jenë më të mëdhenj”, tha Jenner, duke shtuar me humor se dëshiron që gjoksi “të hyjë në dhomë para meje”.

Sipas miqve të saj, Jenner ka folur për këtë mundësi prej rreth një viti. Fillimisht ajo kishte menduar ta kryente ndërhyrjen para ditëlindjes së saj të 29-të, por tashmë ka pranuar se nuk ka gjasa ta bëjë para se të mbushë 30 vjeç.

Kylie e ka bërë edhe më parë publike ndërhyrjen e saj. Në vitin 2025, ajo zbuloi në rrjetet sociale se kishte implante silikoni 445 cc, me profil të moderuar dhe të vendosura pjesërisht nën muskul.

Ajo kishte treguar më herët se zmadhimin e parë të gjoksit e kishte bërë në moshën 19-vjeçare, përpara se të bëhej nënë. Në vitin 2023, Jenner kishte rrëfyer gjithashtu se ishte penduar për vendimin, duke thënë se do të kishte preferuar të priste deri pas lindjes së fëmijëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Better Half (@betterhalfpodcast)

Të Ngjashme