ShowBizzz

“Të mos heshtim”, Inva Mula thirrje për reagim: Zëri duhet ngritur sot

Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar pas protestës masive të zhvilluar në Tiranë, duke u bërë apel qytetarëve të mos qëndrojnë të heshtur.

Ajo iu drejtua veçanërisht intelektualëve, artistëve, prindërve, motrave dhe vëllezërve, duke i ftuar të shprehen dhe të reagojnë.

Të lidhura

None found

Mula solli në vëmendje letrën historike të shkrimtarit francez Émile Zola, të vitit 1898, me titullin «J’accuse!» (Unë akuzoj), përmes së cilës ai denoncoi një padrejtësi dhe refuzoi heshtjen.

Duke iu referuar kësaj thirrjeje, sopranoja nënvizoi se nuk duhet heshtur përballë zhvillimeve të sotme.

“Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, ju lutem, reagoni!”, shkruan Inva Mula.

Ajo e mbyll mesazhin me paralajmërimin: “Nesër është vonë”.

Të Ngjashme