Lajme

Të shtëna me armë një Lipjan, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se i plagosur është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në një lokal në Lipjan. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”, ka njoftuar ajo për teve1.info.

Të Ngjashme