Kuriozitete

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 1 person

Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. Ngjarja është regjistruar në ambientet e jashtme të një lokali, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Taulant. H.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, i plagosuri është qëlluar në këmbë dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e incidentit dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Motivet e plagosjes mbeten ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit

Të Ngjashme