Lajme

Temperaturat e larta “pushtojnë” Shqipërinë, IGJEO lëshon paralajmërimin e fortë: Ja zonat që rrezikohen nga zjarret gjatë fundjavës

Instituti i Gjeoshkencave ka paraljmëruar se tetë qarqe në vend do të përballen këtë fundjavë me rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 39 gradë Celsius.

Sipas Buletinit të Rreziqeve të publikuar nga IGJEO, situata paraqitet më kritike në Ultësirën Perëndimore, ku rreziku i lartë përfshin qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë, niveli i rrezikut është më i ulët, por në disa zona të lokalizuara vijon të parashikohet rrezik i lartë për përhapjen e zjarreve. Ndërkohë, disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zona të ndryshme të vendit.

NEWS  Njihuni me babain e Brikena Selmanit, FOTO ku banorja shfaqet krah tij!Zjarret aktive:

MALLAKASTER

Aktualisht, situata më alarmante nga flakët paraqitet në qarkun e Fierit, ku prej disa ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në disa fshatra të Mallakastrës. Në fshatrat Riban, Ngraçan dhe Panahor zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe një shtrirje prej rreth 180 hektarësh, ku situata më kritike paraqitet në Panahor. Për rrjedhojë, për shuarjen e flakëve po operohet edhe nga ajri me helikopter, kurse në terren janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse dhe 55 zjarrfikës. Megjithatë, autoritetet thonë se flakët nuk paraqesin rrezik për banesat.

NEWS  Tragjedia në Greqi: “Nuk mund të flasë, ka frikë, ka tmerr”, thonë prindërit e 15-vjeçarit që dyshohet se drejtonte makinënDAJT

Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë masivin pyjor në Priskë dhe Çakallesh, ku sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

LIBRAZHD

Në qarkun Elbasan prej disa ditësh vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Shqiponjë, në malin e Dardhës dhe në Mjekës. Autoritetet vendore bëjnë me dije se zjarri në Shqiponjë është në kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Po ashtu, nuk raportohet rrezik për komunitetin.

NEWS  Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditësBERAT

Në Bashkinë e Beratit është rindezur zjarri në fshatin Kostren 2, ku zjarrfikësit vijonë punën për shuarjen e flakëve. Në operacionet për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Të Ngjashme