Lajme

“Temperaturat mund të arrijnë deri në 39 gradë”/ IGJEO, bën paralajmërimin e ‘frikshëm’: Rrezik i lartë për zjarre në…

Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani dhe Fieri pritet të përballen me nivel të lartë rreziku për zjarre në pyje. Temperaturat në zonat e ulëta mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius…

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka paralajmëruar për rrezik të lartë nga zjarret në pyje gjatë pasdites së sotme dhe ditës së martë në disa qarqe të vendit.

Sipas parashikimit të IGJEO-s, nivel “i lartë” rreziku pritet në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier. Ndërkohë, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Berat, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë parashikohet nivel “i moderuar” rreziku.

NEWS  Kërcet arma në vend, në pranga autori, detajet e paraMegjithatë, edhe në disa prej qarqeve ku rreziku në përgjithësi klasifikohet si i moderuar, zona të caktuara pritet të përballen me nivel të lartë rreziku. Konkretisht, kjo situatë parashikohet në jugperëndim të Shkodrës, në pjesën qendrore të Kukësit, në jugperëndim të Dibrës, në verilindje të Korçës dhe në veriperëndim të Beratit.

NEWS  Tri shenjat e zodiakut që do të tërheqin sukses financiar gjatë pjesës së mbetur të dhjetoritIGJEO thekson se rreziku nga zjarret pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së martë. Sa u përket kushteve meteorologjike, gjatë pasdites së sotme parashikohen reshje të dobëta lokale në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në pjesën tjetër të vendit nuk priten reshje. Për të martën nuk parashikohen reshje në territorin e vendit.

NEWS  Nga rrjeti i ri i restoranteve te kompania rekrutuese e emigrantëve, zbulohen bizneset e reja miliona euro të Daniel ShimësTemperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 23 deri në 35 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 22 deri në 39 gradë në zonat e ulëta dhe nga 16 deri në 34 gradë Celsius në zonat malore. Era parashikohet e lehtë deri mesatare, ndërsa në zonat bregdetare dhe malore mund të arrijë intensitet më të lartë.

Të Ngjashme