Forcat ajrore turke kanë kryer nëntë shkelje të hapësirës ajrore greke gjatë ditës së shtunë (6 qershor), sipas një njoftimi të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë.
Sipas autoriteteve greke, mbi arkipelag kanë fluturuar gjithsej nëntë avionë turq, ku në dy raste janë përfshirë avionë luftarakë F-16 të armatosur. Në një prej këtyre rasteve është regjistruar edhe një ndërhyrje me një avion grek në gatishmëri.
Në operacion janë përfshirë katër F-16 turke, të cilët kanë vepruar në dy formacione në zonat verilindore dhe juglindore të Egjeut. Gjithashtu, sipas njoftimit, në mënyrë të veçuar kanë fluturuar dy avionë patrullimi detar ATR-72, dy dronë (UAV) si dhe një helikopter.
Përveç shkeljeve të hapësirës ajrore, avionët turq kanë kryer edhe tetë shkelje të rregullave të trafikut ajror në zonën e FIR-it të Athinës.
Autoritetet greke bëjnë me dije se të gjitha avionët janë identifikuar dhe janë ndërhyrë në përputhje me rregullat ndërkombëtare dhe procedurat standarde të ndjekura në raste të tilla.
