Lajme

Tension pranë klubit të Trump/ F-16 interceptojnë dy avionë civilë, zbulohet arsyeja

Dy avionë luftarakë amerikanë F-16 janë ngritur për të interceptuar dy avionë civilë që kishin hyrë në një zonë të përkohshme të kufizuar të hapësirës ajrore pranë klubit të golfit të Donald Trump në Bedminster, New Jersey.

Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) konfirmoi se avionët luftarakë identifikuan dhe shoqëruan dy mjetet fluturuese jashtë zonës së ndalim-fluturimit.

NEWS  Kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” në Tiranë: La pas një vajzëIncidenti ndodhi gjatë qëndrimit të presidentit amerikan në klubin e tij privat, ku ishte vendosur një kufizim i përkohshëm i hapësirës ajrore për arsye sigurie.

NORAD nuk publikoi të dhëna mbi identitetin e avionëve civilë apo llojin e tyre. Autoritetet u kujtuan pilotëve se duhet të kontrollojnë rregullisht njoftimet NOTAM, të cilat përmbajnë informacion mbi kufizimet dhe ndryshimet e përkohshme në hapësirën ajrore.

NEWS  Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit! Dërgohet te TraumaRasti vjen në kuadër të masave të shtuara të sigurisë ajrore që ndërmerren gjatë qëndrimit të presidentit amerikan në zona të caktuara.

Të Ngjashme