Një debat i fortë është zhvilluar në studio pasi Moza u komentua për veprimin e saj ndaj Donës, ku sipas pamjeve ajo e kishte goditur me shkelm.
Teksa Arbana Osmani po komentonte situatën dhe mundohej të sqaronte ngjarjen, Dona reagoi e duke kërkuar drejtësi për sjelljen e Mozës, shkruan Kosovarja.
Situata u tensionua edhe më shumë kur moderatorja humbi durimin dhe iu drejtua Donës me tone të larta:
“Edhe unë jam pjesë e këtij produksioni që ti po i drejtohesh”.
