Lajme

Tentativat për të vrarë Denis Bajrin, ja thika që u gjet brenda burgut të Fierit (Foto)

Është publikuar foto e thikës që u zbulua në burgun e Fierit, që thuhet se do të përdorej për vrasjen e Denis Bajrit alias Brajovic.

Denis Bajri alias Brajovic akuzoi kundërshtarin e tij të përbetuar të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë së burgut të Fierit.

Gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve Bajri, të cilin tentuan ta vrisnin me thikë artizanale brenda burgut, ka pretenduar se Jurgen Zotaj e sulmoi me porosi të Licit.

NEWS  A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK“Aldo Gjini kërkoi të më takonte. Ai erdhi ne qelinë time bashkë me Jurgen Zoton. Ky i fundit më dha një telefon. Në linjë ishte Ibrahim Lici. Ai më tha jeta jote kaq e pat. Në atë moment Zoto tentoi të më sulmonte me thikë”, deklaroi ndër të tjera Denis Bajri.

Të Ngjashme