Policia e Kosovës ka raportuar për një incident të ndodhur të premten në Mitrovicë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një person me probleme të shëndetit mendor, nga kati i shtatë i një objekti, fillimisht ka hedhur sende të ndryshme.
Kjo, duke rrezikuar kalimtarët, dhe më pas ka tentuar të hidhet nga ballkoni.
Policia thotë se ka arritur të kapë personin, i cili më pas është dërguar për trajtim në QKUK.
