Lajme

Tentoi t’i ikë patrullës policore, një shofer godet një polic në Zubin Potok

Të mërkurën në Zubin Potok një zyrtar policor është goditur me veturë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:25, në Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas policisë, drejtuesi i veturës, mashkull kosovar, u ndalua nga zyrtarët policorë për një kontroll dokumentesh.

Gjatë kontrollit, i dyshuari filloi lëvizjen me veturë, me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes.

Me këtë rast, shoferi goditi zyrtarin policor.

“Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Të Ngjashme