Lajme

Tërmet me magnitudë 3.9 godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, duke u ndjerë në disa qytete të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte rreth 13 kilometra larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet u ndjenë në të gjithë Shqipërinë e Mesme, përfshirë Tiranën, Durrësin dhe qytete të tjera përreth.

NEWS  Ishte me pushime, burri pëson arrest kardiak, humb jetën gjatë transportimit për në spital (EMRI)Deri më tani, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po ndjekin zhvillimet pas lëkundjeve.

Shqipëria është një nga vendet me aktivitet sizmik të lartë në rajon, për shkak të pozicionit të saj gjeologjik, ndaj lëkundje të tilla regjistrohen periodikisht.

Të Ngjashme